Sonte në Pressing u diskutua për betimin e kryetarëve në komunat veriore dhe mënyrën se si u zhvillua ky proces, përplasjet në distancë mes akterëve politikë si dhe listat zgjedhore të partive. Në lidhje direkte ishte Bleron Baraliu.
Bleron Baraliu tha se Vetëvendosje ka rreth 25% të votës si votë “militante”.
“VV fundin e ka rreth 34-35%, pra është fundi, nuk bie nën këtë përqindje, ndërsa tavani i VV-së mund të jetë 42-43%, nuk besoj që mund të jetë më shumë”, deklaroi ai.







