24 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit, motra: Gjithmonë pres telefonatë se Ukshini është i gjallë

Sot, më 16 maj janë bërë 24 vite që nga zhdukja e veprimtarit, atdhetarit dhe profesorit Ukshin Hoti.

Motra e tij, Myrvete Hoti ka përshkruar momentin kur e ka marrë lajmin për zhdukjen e vëllaut të saj.

E motra ka treguar raportin me Ukshin Hotin duke thënë se e ka pasur idoll dhe udhërrëfyes.

“Kanë qenë shumë të vështira, jonë kanë fjalë për t’i përshkruar, për mua ka qenë e rëndë, të pashpjegueshme, jam ndie shpirtërisht shumë keq, kam qenë shpirtërisht me Ukshinin, e kam pasë udhërrëfyes dhe njeri i cili ka qenë i gjithanshëm”, u shpreh Myrvete Hoti në Klan Kosova.

Ajo tregon se akoma ka shpresa se do të vijë një lajm për të.

“Për mua ka qenë humbje, të cilin nuk kam fjalë as ta përshkruaj se si ndjehem, ndjehem shumë keq. Gjithmonë brenga se është i zhdukur më mundon, gjithmonë pres, jam në pritje. Kam thënë shpesh se si ushtari në kufi që e ruan kufirin ashtu, unë jam gjithmonë në gjendje gatishmërie kur ka ardhur dikush dhe në shtëpi, kur ka cingëruar telefoni, te unë ka qenë gjithmonë ka qenë të Ukshini, mos dikush po me thërret, ose dikush po vjen me ma pru ndonjë lajm se ku gjendet dhe çka u bë me të”.

Ukshin Hoti po mbahej në burgun e Dubravës me dënim prej pesë vitesh në mesin e mijëra të burgosurve në burgjet serbe.

Ai u zhduk më 16 maj të vitit 1999.