Në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Doktoresha e Mjekimit Intensiv në QKUK, Agreta Gecaj- Gashi për Ballkani.info ka bërë të ditur se gjendja e pacientes ende është e rëndë si pasojë e lëndimeve që ka marrë.

“Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, ka thënë Gashi./Ballkani.info

BONUS VIDEO: Erërat rrëzojnë kulmin e ndërtesës së Komunës së Prishtinës, një vajzë u lëndua rëndë