23 raste të reja në qytetin e Pejës, saktësisht, 14 qytet Pejë, 5 raste në Nakëll, 4 raste në fshatin Bllagajë, transmeton Ballkani.info
IKSHPK ka konfirmuar 32 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, bëhet e ditur se 1 person është shëruar.
Të infektuarit janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime në Kosovë: Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime./Ballkani.info/







