23 mijë komisionerë të angazhuar në zgjedhje, KQZ nis pagesat ndaj tyre

Numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit teknik që janë angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 23 mijë persona. Këtë e ka bërë të ditur, Valmir Elezi, Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me pagesat për anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe stafin teknik që ka qenë i angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Elezi ka thënë për lajmi.net se deri më tani janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat me personat e angazhuar në 22 komuna: Deçan, Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Zubin Potok, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh dhe Kllokot.

“Mund të ndodhë që ndonjë personi të mos i transferohen mjetet për shkak të gabimeve në shënimin e numrit të llogarisë apo edhe për shkak se llogaria mund të mos jetë aktive. Këto raste duhet të bëjnë përmirësimet e nevojshme tek Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komunën përkatëse ku kanë qenë të angazhuar dhe do të ridërgohen për transferim të mjeteve që u takojnë. Numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit teknik që janë angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 23 mijë persona”, tha Elezi për lajmi.net.

KQZ-ja ka bërë të ditur edhe shumat e pagesave ditorë për pozitat e caktuara që kaun qenë të angazhuar në këtë proces.

26.50 euro është paguar në ditë çdo menaxher i Qendrës së votimit. Dhe këta do të paguhen për periudhën kohore prej tri ditësh.

45 euro në ditë është paguar kryesuesi i këshillit të vendvotimit për periudhën tri ditore.

Më poshtë mund të shihni dokumentin për pagesat për stafin e angazhuar në Qendrat e Votimit dhe në Vendvotime për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

loading…