22 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 22 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

MSH-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga 726 testime, 75 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Autoritetet kanë bërë me dije së që nga fillimi i pandemisë, 94.871 persona janë infektuar ndërsa janë shëruar 85.439 pacientë.