Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 22 raste të reja me Covid-19 ditën e sotme.

Njoftimin e dha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus ka shkuar në 70.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut të infektuar me Covid-19  janë regjistruar në Dibër, Shkup, Gostivar, Shtip dhe Ohër.