21 mijë euro paga: Kjo është pozita për të cilën po kërkohen punëtorë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është duke kërkuar një asistent të Menaxhimit Administrativ, për 40 orë punë në javë dhe me pagë vjetore rreth 20.898 euro.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës, janë paraqitur edhe detajet rreth punësimit në këtë pozitë.Orari i punës për këtë pozicion është me kohë të plotë (40 orë në javë) dhe kandidati duhet të jetë në gjendje të fillojë punën brenda një kohe të arsyeshme të marrjes së autorizimit të agjencisë.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se aplikacionet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përtes aplikacionit ERA deri më datë 20 mars 2020, dhe se ato me e-mail ose me fletë nuk pranohen.Ambasada thekson se paga vjetore për këtë punë është 20.898 euro.Për detaje më të shumta dhe për të aplikuar në këtë pozicion, duhet të klikoni në KËTË link, Electronic Recruitment Application (ERA).

Ndryshe, Ambasada Amerkane njofton se ofron mundësi punësimi të drejta dhe të barabarta për të gjithë njerëzit, pavarësisht racës, ngjyrës, fesë, gjinisë, kombësisë, moshës, gjendjes, statusit martesor, përkatësinë politike apo orientimit seksual.