20 mijë eurot e Qeverisë nuk po kryejnë punë, dorasi i vrasjes në Gllogjan në arrati!

Tashmë janë bërë 3 ditë që nga ngjarja tragjike në Gllogjan, ku një person i maskuar ka sulmuar me armë zjarri një autobus me ç’rast tre persona kanë vdekur, si pasojë e plagëve të marra.

Edhe në këto momente hetimet po vazhdojnë, mirëpo autori i kryerjes së kësaj vepre ende është në arrati, raporton Indeksonline.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se janë dy ose tri pista të dyshimeve që po hetohen nga autoritetet.

Kurse, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje dorasit të tragjedisë në Gllogjan të dorëzohet.

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për personin që jep informacione për autorin apo autorët e vrasjes së trefishtë.

Pas kësaj, kryeministri Albin Kurti ka thënë se po rritet sasia e informacionit.

Kujtojmë që të vdekur mbetën, shoferi i autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësit e shkollës së mesme, Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj.

Të tre u varrosën gjatë ditës së djeshme./Indeksonline/