Një vit pasi “Navalny” siguroi të njëjtin çmim, dokumentari i regjisorit ukrainas Mstyslav Chernov, “20 ditë në Mariupol”, një pasqyrë pikëlluese mbi ditët e para të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, u shpall si dokumentari më i mirë.

Regjisori dhe gazetari i Associated Press Mstyslav Chernov, qyteti i të cilit u godit ditën kur ai mori vesh se ishte emëruar për çmimin Oskar, foli fuqishëm kundër agresionit rus.

“Ky është çmimi i parë Oskar në historinë e Ukrainës dhe jam i nderuar. Me gjasë, jam regjisori i parë në këtë skenë që do doja të mos e kisha bërë kurrë këtë film”, tha ai.