VIDEO| Masakra në Mal të Zi: Vriten 11 persona, në mesin e tyre edhe sulmuesi

(UPDATE 18:41h) – Në të shtënat masive që kanë ndodhur sot rreth orës 16 në Cetinjë të Malit të Zi janë vrarë 11 persona dhe rreth 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në mesin e viktimave është edhe sulmuesi 34 vjeçar nga Cetinja i cili ka hapur zjarr në shumë persona, përfshirë edhe zyrtarët policorë.

Mali i Zi: Disa të vrarë nga të shtënat me armë, vdes sulmuesi

Një 34-vjeçar ka vrarë disa persona në Cetinjë të Malit të Zi pasditen e së premtes, dhe më pas është vrarë nga policia, ka raportuar “Vijesti”.

Siç shkruan ky medium, i dyshuari ka qëlluar me armë ndaj disa personave afër shtëpisë së vet në këtë qytet.

Sipas burimeve jozyrtare të “Vijestit”, gjithçka nisi nga një konflikt në familje.

Cetinje

Nuk ka ende njoftim zyrtar nga autoritetet.

Ndërkaq “Cetinje list” ka shkruar se ka të vrarë edhe fëmijë.

Raportohet se edhe sulmuesi është vrarë.