Fotografinë që e publikoi sot Flora Brovina gjenden në një faqe pornografike të Irakut!!!

Fotografia që e ka publikuar sot deputetja e PDK-së, Flora Brovina, të një gruaje kosovare që është dhunuar nga forcat serbe, gjenden në një sajt pornografik të Irakut.

Nga të gjitha viktimat shqiptare, nga 20 mijë gra të dhunuara në luftë, nga mijëra fëmijë të masakruar nga forcat serbe, Flora Brovina kishte zgjedhur një fotografi të një vajze.

Fotografia identike e publikuar nga Brovina, gjendet në Google, e publikuar në Irak. Nga ai vend i ngjarjes, ku shihet një grua duke u dhunuar dhe disa ushtarë rreth saj.

Gjatë ditës, Brovina ka thënë se ka leje nga vajza e dhunuar gjatë luftës për ta publikuar atë fotografi.

Feride Rushiti, themeluese e qendrës se rehabilitimit të viktimave seksuale, ka thënë se gruaja për të cilën foli sot në Kuvend deputetja e PDK’së, nuk është e regjistruar në qendrën e tyre dhe as nuk e dinë për kë bëhet fjalë.

“Nuk është kliente e jona. Ajo [Flora Brovina] nuk na ka treguar se cfarë fakte ka, vetëm na ka thënë se ka fakte, por nuk na ka treguar ato”, ka thënë Rushiti.

Gjatë ditës ka pasur shumë reagime për publikimin e kësaj fotografie.

Fotoja e publikuar nga Flora Brovina: