Florent Muslija shënon gol të bukur me Hannoverin (VIDEO)

Florent Muslija e ka gjetur golin e parë këtë sezon me skuadrën e tij, Hannover, në Bundesliga 2.

Hannoveri ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Wehen në kuadër të javës së tretë në ligën e dytë gjermane.

Në këtë fitore meritor ishte edhe talenti i madh nga Kosova, Florent Muslija, i cili gjeti rrjetën në këtë ndeshje.

Muslija shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 57-të duke ngritur epërsinë në 2-0.

Kujtojmë se Mulsija është prurja e fundit e Kombëtarës së Kosovës.

Para disa javësh ai u pajis me pasaportë të vendit tonë dhe pritet të jetë gati për dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=Jduo-ACwI7Y

loading…