185 vdekje të reja nga COVID-19 në Turqi, mbi 29 mijë të infektuar

Turqia ka regjistruar 185 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit. Autoritetet njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 29 mijë e 281 persona.

Në javën e fundit Turqia është duke regjistruar rritje të dukshme të rasteve të infektimit dhe vdekjeve. Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 13 mijë e 558 vdekje.