16 fshatra të Kosovës nuk kanë lidhje me Republikën e Kosovës, shteti hesht …!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se në një pjesë të Dragashit ku janë 16 fshatra, shteti i Kosovës pothuajse nuk ekziston fare, këto deklarime i bëri gjatë pyetjeve parlamentare në seancën e Kuvendit të Kosovës.

“Unë e pash që 16 fshatra të Gorës nuk kanë lidhje me Republikën e Kosovës. Ata atje realizojnë sistem paralel të arsimit. Kurikulat e shkollave të tyre janë të Republikës së Serbisë, nuk janë të Republikës së Kosovës. Pagat i marrin prej shtetit të Kosovës por i marrin edhe prej Republikës së Serbisë. Sistem paralel shëndetësor.