1500 tifozë të Bayernit përcjellin stërvitjen e parë të Coutinhos (Foto)

Të gjithë të çmendur pas Philippe Coutinhos.

Transferimi i yllit brazilian te Bayern Munich ka rritur entuziazmin në rradhët e tifozëve bavarezë të cilët janë dashuruar menjëherë me “Cou”.

1500 tifozë kanë ndjekur stërvitjen e ditës së martë te Bayerni e cila ishte e para për Coutinhon me kampionët e Gjermanisë.

Pasi u njoh nga afër me shokët e tij të rinj, 27-vjeçari nga vendi i Sambas u përshëndet edhe me tifozët e tij të rinj të cilët kërkonin foto dhe autografe. Tashmë Coutinho pret me padurim debutimin me klubin bavarez i cili do të vijë që këtë fundjavë.

loading…