15 të rinj u përfshinë në rrahjen ku djali i nënkryetarit të Klinës theri me thikë një nxënës

Djali i nënkryetarit të Klinës, Besim Hoti, sot e ka therur me thikë në fshatin Jashanicë një bashkëmoshatar të vetin.

A.Hoti, 16 vjeçar, nxënës i klasës së 10-të, njëherësh djalë i nënkryetarit të Komunës së Klinës, e ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij N.H.Racaj nga fshati Jellovc i Klinës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vendlindjen e nënkryetarit të Klinës, në fshatin Jashanicë.

Ballkani.info ka folur edhe me nënkryetarin Besim Hoti. Ai e ka konfirmuar incidentin.


Besim Hoti me djalin e tij, A.Hoti

Ballkani.info po ashtu merr vesh se në rrahje kanë marrë pjese gjithsej 15 të rinj. 11 nga krahu i djalit të Besim Hotit dhe katër nga ana e Racajve të Jellocit.

Deri më tash janë arrestuar katët të rinj, dy me mbiemrin Hoti (njëri nga ta është djali i nënkryetarit të Klinës) dhe dy të tjerë me mbiemrin Haziraj.

Përveç Nderim Racajt, i cili pas intervenimit kirurgjik është jashtë rezikut për jetë, plagë më të lehtë në dorë ka marrë edhe i riu tjetër, Genc Racaj.

Kujtojmë se ngatërresa të rrëzikshme, djemtë e pushtetarëve dhe pushtetarët në Klinë kanë pasur edhe në të kaluarën.

Para dy muajve, djali i kryesuesit të Kuvendit në Klinë, Fadil Gashi, i cili është edhe kryetar i LDK-së në Klinë, ishte ngatrruar me nje qytetar. Atij i kishte ardhur në ndihmë edhe djali i axhës, i cili brenda në lokal i kishte rrezikuar jetën qytetarit, duke e gjuajtur me armë zjarri dhe lënduar në kembë. /Ballkani.info/