Napoli po vuan shumë në ndeshjen kthyese përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi pas vetëm 15 minutave lojë ka pranuar dy gola.
Skuadra vendase e ka nisur në mënyrë perfektë ndeshjen duke shënuar me Lopez e Cancelon për 2:0. Të kujtojmë se ndeshja e parë në Napoli kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
Amir Rrahmani në këtë sfidë po luan si titullar. /Ballkani.info







