Sipas njoftimit, procedurat e prokurimit nëpërmjet të cilave pritet të nënshkruhet Kontrata parashihet të nisin më 04.04.2025.
Vlera e parashikuar për këtë qëllim është 15,000,000 euro. Më shumë të dhëna lidhur me këtë projekt mund të mësohen tek pasi të fillojë procedura tenderuese.
Ndryshe, kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë fushatës zgjedhore si kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, kishte premtuar disa projekte në rast se do të zgjidhej kryetar i Komunës së Gjilanit, ku në mesin e tyre ishte edhe stadiumi i qytetit.
Gjatë debatit “Jeta në Komunë”, ai kishte premtuar se çështja e stadiumit të Gjilanit do të përfundonte gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar.







