14 vjet më parë George W. Bush me deklaratën e famshme nga Tirana: Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur

Sot, 10 qershori shënon 14 vjetorin e vizitës së ish-presidentit George W. Bush në Tiranë.

Gjatë vizitës historike të tij, ai bëri një deklaratë e cila konsiderohet si momenti kur ishte paralajmëruar pavarësia e Kosovës.

“Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur. Ky është qëndrimi im! Ky është një qëndrim i prerë dhe i fortë”, kishte thënë presidenti i 43-të i SHBA-së.

Vetë tetë muaj më vonë, më 17 shkurt 2008, Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj.