14 ekipe të Premier Ligës refuzojnë pjesëmarrjen në Superligën e Evropës

Ka përfunduar mbledhja e 14 ekipeve të Premierligës.

Në mbledhjen e sotme ekipet u mblodhën për të diskutuar për Superligën Evropiane.

Ndërkaq gjashtë ekipet që pritet të marrin pjesë nga Anglia nuk u ftuan.

Aty u mor vendim unanimisht që të kundërshtohet ajo ligë dhe të veprohet për parandalimin e saj.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur sportiv Fabrizio Romano.