Gjatë ditës së sotme 13 zyrtarë policorë i janë shtuar Njësisë për Mbrojtje të Afërt në Policinë e Kosovës
Kjo pas trajnimit 12 javorë nga instruktorë të Policisë së Kosovës të certifikuar ndërkombëtarisht.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i PK-së kolonel Hoxha, i cili uroi zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi.

Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe 3 instruktorë nga FSK edhe AKI –ja./