13 vjeçarja shqiptare raporton në polici 44 vjeçarin i cili kishte abuzuar seksualisht me të

Një tjetër rast i rëndë pedofilie regjistrohet në Shqipëri. Një vajzë e mitur në fshatin Buçimas, Pogradec, ka rënë viktimë e një 46-vjeçari.

Pas denoncimit që vajza 13-vjeçare ka bërë vetë dy ditë më parë tek oficeri i zonës, policia prangosi autorin.

Është arrestuar shtetasi Blerim Bizgjoni, 46-vjeç, banues në fshatin Vërdovë dhe çoban, ishte fqinj me vajzën. Autori me origjinë nga Mokra njihej si person problematik në zonë, kurse vajza i përkiste komunitetit rom.

I arrestuari

I arrestuari dyshohet se gjatë dy muajve të fundit ka kryer marrëdhënie seksuale, si dhe ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me 13-vjeçaren, duke përdorur edhe forcë.

I ati i vajzës raportohet se ka probleme mendore, kurse e ëma e saj ishte e papunë. Pas prangosjes ai do të përballet me akuzën “marrëdhënie seksuale me të mitur”