11 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 11 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Autoritetet njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë testuar 700 persona ku 83 prej tyre kanë rezultuar pozitivë dhe janë shëruar 419 pacientë.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 394.329 testie, janë infektuar 81.804 persona, kanë vdekur 2456 pacientë dhe 19.698 raste aktive.