11 kosovarë u kthyen në Kosovë nga Siria, nuk dihet saktë numri i të vrarëve e i të mbeturve në këtë vend

Në një konferencë të përbashkët ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti,  kanë bërë të ditur rikthimin në Kosovë të 11 kosovarëve nga Siria.

I par ii MPB-së Sfeçla ka thënë se janë të angazhuar që të kryejnë obligimet e Kosovës karshi rikthimit të kosovarëve nga vendet si Siria e Irani.

Ai ka thënë se kjo punë nuk është e lehtë por se insitucionet e vendit po bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme  që të riatdhesohen këta persona sa më shpejtë.

Në anën tjetër drejtori Mehmeti ka thënë  se nuk dihet numri i saktë i kosovarëve që ndodhen në  vende të krizave, të konflikteve.

Ai po ashtu  foli edhe për numrin e  të vrarëve në këto vende, duke thënë se nuk kanë një shifër të saktë e të cilën do ta ndanin për publikun.