107 studentë nga Lugina pranojnë bursa prej 1000 eurosh të financuara nga Kosova

107 studentë nga Lugina e Preshevë kanë pranuar brusa prej 100 eurosh, të cilat financohen nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka njoftuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginë, Ragmi Mustafi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, 107 studentët më të mirë sot nënshkruan vërtetimin mbi pranimin e bursës prej 1 mijë eurove, bursa këto, për herë të parë të financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për studentët e Luginës”, ka shkruar Mustafi.

Ai është shprehur krenar me bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës.

“Krenar që po hapim këtë vit me prezencën e tyre, e që bashkërendimi e bashkëpunimi institucional mes Këshillit Kombëtar Shqiptar e Qeverisë së Republikës së Kosovës është si kurrë më parë, në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë”, ka shkruar Mustafi.

Postimi i plotë:

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, 107 studentët më të mirë sot nënshkruan  vërtetimin mbi pranimin e bursës prej 1 mijë eurove, bursa këto, për herë të parë të financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për studentët e Luginës🙏🏻.

Krenar që po hapim këtë vit me prezencën e tyre, e që bashkërendimi e bashkëpunimi institucional mes KKSH e Qeverisë së Republikës së Kosovës është si kurrë më parë, në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës! ✌️

Për më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë 💪🇽🇰🇦🇱