107 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindeshtatë (107) aktakuza kundër njëqindenjëzetegjashtë (126) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit tw shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i shtetit ka paraqitur dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm në dy raste të ndara.

Në rastin e parë, një (1) person dyshohet se është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ku me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

– Një (1) Pistoletë Zastava Cal. 7.62 mm, M57, me nr. serik C-209873;

– Dy (2) karikator të pistoletës;

– Gjashtë (6) fishek të pistoletës, kalibër i panjohur;

– Një (1) futroll e pistoletës;

– Një (1) pushkë gjuetie, prodhim Rus, kalibër i panjohur;

– Pesëdhjetë e gjashtë (56) fishekë kalibër i panjohur;

– Nëntëdhjetë e nëntë (99) fishekë kalibër i panjohur;

– Pesë (5) predha-plumbi i fishekut kalibër i panjohur;

– Shtatëdhjetë e shtatë (77) fishekë të gjuetisë kalibrit të ndryshëm;

– Një (1) thikë me gjatësi tehi rreth 11.5 cm, me dorezë zë kuqe;

– Një (1) futroll e thikës (ngjyrë e zezë-gjelbër);

– Një (1) Pasaportë e RKS, nr. P00187416;

– Një (1) Pasaportë e Bosnje e Hercegovinës, nr. B1761171;

– Një (1) Letërnjoftim i Bosnje e Hercegovinës, nr. 1311961959984.

Ndërsa, në rastin e dytë katër (4) persona dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Gjuetia e kundërligjshme”, ku me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

– Një (1) pushkë gjuetie me mbishkrimin “Super Magnum”, me numër serik : 129681;

– Një (1) pushkë gjuetie me mbishkrimin “Altay Magnum”, me numër serik : 6150616;

– Një (1) pushkë gjuetie me mbishkrimin “Zastava”, me numër serik : 02276;

– Një (1) pushkë gjuetie me mbishkrimin “Çifsan CSp 555”, me numër serik : 137336.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm në dy raste të ndara, nën dyshimin se pesë (5) persona janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Gjuetia e kundërligjshme”.

Ndërsa, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi është ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj gjithsej katër (4) të pandehurve. Një kërkesë për paraburgim ndaj dy të dyshuarve për veprën penale ““Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, dhe dy kërkesa ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjatë ditës se djeshme, janë ngritur gjithsej (7) aktakuza, ndaj shtatë (7) personave të pandehur.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetegjashtë (26) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

loading…