Arben Mustafa

100 euro për pensionistët, Mustafa i PDK-së: Kurti po i mbanë qytetarët të varur nga ndihmat simbolike

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për të dhuruar ndihma nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.

Ai ka thënë se ky është mentalitet i qeverisjes në varfëri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për pensionistët nuk mjafton kjo mbështetje.

Ky është mentalitet i qeverisjes në varfëri, ku qytetarët mbahen të varur nga shtrirja e dorës me ndonjë qindarkë kohë pas kohe nga qeveria. Për pensionistët nuk mjafton mbështetja për ta festuar Vitin e Ri, por duhet mbështetje që ua mundëson përballimin e shpenzimeve të përditshme të cilat janë bërë të papërballueshme!“, ka shkruar Mustafa.