10 vjet nga ndeshja e fundit në Premierligë, portieri 35-vjeçar starton për Man Cityn

Manchester City e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në kuadër të Premierligës në udhëtim ndaj Newcastle.

“Citizens” tashmë janë shpallur kampionë të Premierligës xhiron e kaluar, duke e përfunduar me sukses një tjetër edicion.

Në ndeshjen e sontme, Guardiola ia ka dhënë mundësinë e titullarit portierit 35-vjeçar Scott Carson.

Image

Kishin kaluar 10 vite nga ndeshja e fundit e tij në Premierligë, ku kishte luajtur për West Bromwich Albion.Reklamë

Ai erdhi te Manchester City në vitin 2019 në formë huazimi nga Derby County. /Gazeta Express/