10 trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit

Mbrëmë tekniku Pep Guardiola nënshkroi kontratën e re të ofruar nga krerët e Manchester Cityt, kështu duke vazhduar me klubi anglez edhe për dy vite. Guardiola në një komunikatë për media është shprehur i gëzuar dhe tha që ky do të jetë fillimi i shumë gjërave të reja që po i presin.

Guardiola deri tani ka fituar dy tituj të Premier Ligës me Cityn, dhe në përgjithësi në tërë karrierën e tij si trajner ka 29 trofe të fituar, dhe renditet i katërti në listën e trajnerëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

I pari i listës është ish trajneri legjendar i Manchester United Sir Alex Ferguson, me një karrierë fantastike në detyrën e menaxherit.

Listën e plotë të trajnerëve më të mirë në histori mund ta gjeni më poshtë.

  • 1.Sir Alex Ferguson – Skocez – 49 trofe
  • 2.Mircea Lucescu – Rumun – 32 trofe
  • 3.Valeriy Lobanovskyi – Ukrainas – 30 trofe
  • 4.Pep Guardiola – Spanjoll – 29 trofe
  • 5.Ottmar Hitzfeld – Gjerman – 28 trofe
  • 6.John Stein – Skocez – 27 trofe
  • 7.Luiz Felipe Scolari – Brazilian – 26 trofe
  • 8.Jose Mourinho – Portugez – 25 trofe
  • 9.Giovanni Trapattoni – Italian – 23 trofe
  • 10.Arsene Wenger – Francez – 21 trofe