1 vit pas largimit amerikan nga Afganistani – telebanët kërkojnë nga gratë t’ia japin punën burrave

Tash po bëhen 1 vit që kur grupi militant, talebanët e morën pushtetin në Afganistan.

Prej asaj kohe ka pasur pakënaqësi për të drejtat e grave të cilat tashmë janë të cenuara gjerësisht në Afganistan.

“Kur mbërrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, gjëja e parë që vini re janë gratë, të veshura me shalle kafe dhe mantele të zeza, që vulosin pasaportat”, ka shkruar BBC të hënën, transmeton Express.

Në artikull thuhet se tashmë talebanet po kërkojnë nga gratë që punën t’ua japin burrave.

“Ata duan që unë t’ia jap punën time vëllait tim,” shkruan një grua në një platformë mesazhesh.

“Ne i kemi fituar pozitat tona me përvojën dhe edukimin tonë… nëse e pranojmë këtë do të thotë se kemi tradhtuar veten”, deklaron një tjetër.

Shumë organizata për të drejtat e grave kanë alarmuar për shkeljen flagrante që talebanët po iu bëjnë të drejtave të grave.