0 pikë për Barcelonën sonte në Madrid

Barcelona ka vazhduar me rezultate negative pas kthimit të Kombëtarëve. Ata sonte janë mposhtur nga Atletico Madrid në Wanda Metropolitano, duke vazhduar kështu formën e dobët këtë sezon, sidomos në La Liga

Barcelona nuk ka arritur që të marrë rezultat pozitiv sonte në Madrid pasi që ka humbur me rezultat 1-0.

Edhe pse patën dominimi më shumë me top dhe sulmuan disa herë portën e kundërshtarit megjithatë Koeman dhe kapiteni Messi do të kthehen duarthatë në Barcelonë sonte.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, ku një dalje të pakujdesshme të portierit Ter Stegen e shfrytëzoi për mrekulli Carrasco duke shënuar gol.

Në pjesën e dytë Barcelona sulmoi por pa sukses.

Ishin gjithsej 12 tëntime për gol nga Barcelona ku katër goditje përfunduan në kuadrat të portës por Oblak e kreu detyrën e tij ashtu si duhet.

Pavarëisht tentimeve, Atletico arrin që ta ruajë rezultatin dhe kështu të barazohet me pikë me Real Sociedad që është në vendin e parë dhe ka golëdallim më të mirë se skuadra e Simeones.

Në anën tjetër Barcelona është në vendin e 10 me vetëm 11 pikë pas tetë xhirove të La Ligas.