​Zyra serbe për Kosovën: ‘Haradinaj ka nevojë vetëm për serbët e dëgjueshëm’

E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq, pasi ky i fundit deklaroi se masakra e Reçakut ishte një trillim.

Në reagimin e kësaj zyre thuhet se Haradinaj i nevojiten serbët e dëgjueshëm’.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot ministrin nga radhët e Listës Serbe Ivan Todosijeviq, pasi ky i fundit e quajti të sajuar masakrën e Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë shumë civilë të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë