​Zemaj për zgjedhjet në Podujevë: LDK nuk ka humbur, është e përkohshme

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka komentuar humbjen e bastionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas 20 vjet qeverisje me Podujevën.

Në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune të dielën e kaluar, kandidati i LDK-së Nexhmi Rudari është mposhtur nga kundërkandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi.

“Pas çdo rezultati nevojiten analiza. Pa e pasur një analizë të saktë, nuk mund t’i komentojë zgjedhjet në Podujevë”, është shprehur Zemaj në Pressing në T7.

Sipas tij, LDK-ja nuk ka humbur si parti politike, dhe se humbja në Podujevë nuk është tragjedi dhe si e tillë është e përkohshme.