​Vuçiq mban sekrete bisedën me Putin para shkuarjes në Uashington

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua në Moskë me homologun e tij rus Vladimir Putin, pas së cilës ai përcolli përshtypjet e tij nga takimi.

Vuçiq bëri të ditur se Putin do të arrijë për vizitë zyrtare në Serbi në muajin tetor, por nuk ka dhënë detaje nga biseda që ata patën sot.

“Patëm një bisedë të mirë dhe disa gjëra për të cilat nuk mund të flisni publikisht”, tha Vuçiq.

Duke folur për takimin e 27 qershorit në Uashington me palën kosovare, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell, Vuçiq tha se nuk pret që presidenti Donald Trump të merr pjesë.

“Unë nuk besoj se do të ndodhë kjo. Trump do të shfaqet nëse do të vinte deri te ndonjë marrëveshje. Nëse nuk shkojmë, ne do të izolojmë dhe shkatërrojmë vendin tonë. Kur të paraqitemi, ne do të mbrojmë interesin kombëtar,” tha Vuçiq, duke iu referuar akuzave për njohjen e Kosovës përpara Vidovdanit, për të cilën tha se ra në heshtje.