​Veseli: Së shpejti do t’i adresojmë kërkesat e Policisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit i Kosovës Kadri Veseli, ka takuar drejtues të Policisë së Kosovës.

Veseli ka përgëzuar Policinë për punën e tyre për krijimin e një ambienti të sigurt.

Ai u ka premtuar se do t’i adresojë shumë shpejt kërkesat e tyre siç është pensionimi i parakohshëm, sigurimi jetësor dhe sigurimin shëndetësor.

Postimi i Veselit në Facebook:

Drejtuesit e Policisë së Kosovës i përgëzova sot për punën e jashtëzakonshme në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët tanë.

Duhet të punojmë edhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit, ku secili trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të jemi të pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Diskutuam edhe për kërkesat që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë për pensionimin e parakohshëm, sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor. Këto janë tri segmente tejet të rëndësishme për këtë institucion dhe ne do t’i adresojmë shumë shpejt ato. /Ballkani.info

loading…