​Veseli: Ftesa e Hotit nuk ka qenë serioze

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duke komentuar mospjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se nuk i refuzon takimet por mënyra se si Hoti e ka bërë ftesën nuk ka qenë e rregullt, pasi duket që më shumë ka dashur që t’i dështojë ky takim.

Veseli tha se ftesat duhet të jenë serioze dhe nuk bëhen nëpërmjet studiove televizive por përmes takimeve ku bëhet e ditur se çka do të diskutohet.

Ai në Tv Dukagjini, tha se gabimi më i madh që po bëhet në raport me dialogun me Serbinë, është kjo lufta e brendshme që po bëhet.

“Dëmtimin më të rënd janë duken e bërë lider dhe parti po synojnë të përfitojnë brenda, në mënyrë abuzive, por nuk frikësohen nga Serbia, ne nuk frikësohemi nga Serbia. Në jetën e vet Serbia nuk ka mund të më ketë në dorë. Dëmtimi, jo vetëm nga Albin Kurtin por për të gjithë ata që e kanë guximin të abuzojnë duke thënë se PDK po e shet Kosovë. Kosova ka historinë e vet vetëm para 21 viteve ku secili e kemi treguar veten”, tha ai.