Ushtria ukrainase është përfshirë në beteja të ashpra kundër forcave ruse në lindje të rajonit të Donetskut, ku luftimet janë duke vazhduar.
Pamjet nga ajri shfaqin 42 tanke si dhe mjete tjera luftarake ruse, që janë shkatërruar nga Brigada e 58-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase.
Brigada tjera të ushtrisë ukrainase janë përfshirë gjithashtu në luftime të ashpra javët e fundit. Betejat e ashpra në lindje të rajonit të Donetskut nuk kanë të ndaluar.
Gjeneralët e Vladimir Putinit po vazhdojnë të dërgojnë njësi, pavarësisht se po pësojnë humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Një burim i hapur pranë inteligjencës mbrojtëse në Oryx, ka konfirmuar se Rusia ka humbur 2,948 tanke që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Gjithashtu thuhet se 1,970 tjera janë shkatërruar pjesërisht, kurse 310 janë braktisur e 514 janë sekuestruar nga ukrainasit.






