​Valverde lojtar i ndeshjes

21-vjeçari nga Uruguai e meritoi trofeun e Superkupës së Spanjës në futboll, pasi me ndërhyrjen e tij shpëtoi Real Madridin nga më e keqja.

Futbollisti i talentuar i Real Madridit u shpall lojtari i ndeshjes së Superkupës kundër Atletico Madridit që u zhvillua sonte në Xheda të Arabisë Saudite.

Valverde në minutën 115 u përjashtua nga takimi, pasi rrëzoi Alvaro Moratan në një kundërsulm të rrezikshëm të Atletico Madrid për të shënuar gol.

Morata mbeti pa shënuar gol, Valverde u përjashtua nga loja, por Real Madrid fitoi në penallti për herë të 11 Superkupën e Spanjës.