​Suedia mposht Sllovakinë, merr kreun e Grupit E

Suedezët korrin fitore minimale kundër sllovakëve.

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Suedisë dhe asaj të Sllovakisë, e vlefshme kjo për Grupin E të Euro 2020, ku vendasit shënuan fitore minimale.

Pjesa e parë e ndeshjes për te dy kombëtaret ishte e barabartë, pa gola, kurse pjesën e dytë e filluan më mirë suedezët, ku edhe e gjetën golin në minutën e 77’ nga penalltia përmes Emil Forsberg.

Me tre pikët e reja, Suedia tani zë vendin e parë në Grupin E me gjithsej katër pikë, ku ndiqet nga pas nga Sllovakia që ka tre pikë, kurse Spanja me një ndeshje më pak, dhe një pikë të arkëtuar pozicionohet në vendin e tretë, kurse në vend të fundit gjendet Polonia me asnjë pikë.