​Selimi: Nuk ia falim kurrë krimet Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kujtuar sot të rënët e fshatit Polac të komunës së Skenderajt.

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, në 20-vjetorin e rënies së tyre shkruan në Facebook, se Serbia ka bërë shumë krime lufte në Kosovë, të cilat nuk do t’ia falim kurrë.

Postimi i plotë:

Në nderim dhe përkujtim të të rënëve të fshatit Polac, në 20-vjetorin e vrasjes se tyre nga forcat serbe. Polaci ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova e kanë paguar shume shtrenjtë lirinë. Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, krime të cilat kurrë nuk do t’ia falim.