​Secilën herë e më pak rusë besojnë se Rusia është superfuqi botërore

Në dy vitet e fundit, besimi i rusëve që Rusia është superfuqi botërore ka rënë me 12%. Kështu bënë të ditur “Qendra ruse për hulumtimin e opinionit publik” – VCIOM bazuar në hulumtiminqë ka realizuar lidhur me këtë çështje. 

Në hulumtimin e VCIOM te realizuar gjatë këtij viti, 37% e të anketuarve besojnë që Rusia tani është një nga shtetet më të fuqishme botërore, 29% e të anketuarve mendojnë se Rusia do të jetë superfuqi botërore në 15-20 vitet e ardhshme, ndërsa 26% e rusëve mendojnë që Rusia nuk do të jetë superfuqi botërore ne një të ardhme të afërt.

Gjatë hulumtimit të viti 2018, 49% e të anketuarve kishin besuar që Rusia është një nga shtetet më të fuqishme në botë, përqindja më e madhe e rusëve që kishin besuar ndonjëherë që Rusia është superfuqi kishte qenë në vitin 2017, kur 57% e të anketuarve kishin besuar që Rusia është një nga shtetet më të fuqishme botërore. Përqindja e rusëve që besojnë që Rusia do të jetë superfuqi gjatë 15-20 viteve të ardhshme ishte 35%, ndërsa ata që ishin të bindur që Rusia nuk do të jetë superfuqi në një të ardhme të afërt përbënin 11% të të anketuarve.

Nëse krahasojmë rezultatet e hulumtimit të vitit 2018, me hulumtimin të këtij viti, numri i rusëve që e konsiderojnë Rusinë superfuqi botërore ka rënë për 12%. Përqindja e atyre që besojnë që Rusia do të jetë fuqi e madhe në 15-20 vitet e ardhshme ka rënë me 4%. Ndërsa numri i respodentve që thonë që Rusia nuk do të jetë superfuqi ne një të ardhme të afërt është rritur me 15%, nëse i krahasojmë statistikat e viteve 2020 dhe 2018.

Bazuar në shifrat e dala nga hulumtimet e vitit 2018 dhe 2020, vërejmë se ka rënje të besimit në fuqinë e Rusisë, tek qytetari rus. Ky hulumtim tregon më së miri se çfarë mendon qytetari i zakonshëm rus, i pa ndikuar nga propaganda ruse dhe mediat e dirigjuara nga Kremlini. Kjo rënie e besimit në fuqinë e Rusisë është edhe pasqyrim i rënies së fuqisë ekonomike ruse, ku gjatë viteve të fundit pos që ka rënie të eksporteve, kemi edhe devalvim të madh të rublës ruse, gjë që ndikon në dobësimin e fuqisë ekonomike të qytetarit të zakonshëm rus dhe humbjen e besimit tek elita politike ruse.