​Ramosaj ngushëllon familjen Mehmetaj nga Gllogjani

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka shprehur tronditjen e tij të thellë me rastin e vdekjes së sotme tragjike të një 20-vjeçareje nga fshati Gllogjan.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes Mehmetaj, me shpresën që raste të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

Postimi në Facebook:

I tronditur nga lajmi për vdekjen e Heroina Mehmetaj nga fshati Gllogjan.
Me shpresën që qytetit tonë të mos i ndodhin më vdekje të tilla, nga zemra ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmetaj, zoti ua lehtësoftë dhimbjen!