​QUINT thirrje liderëve politikë të Kosovës: Diskutoni pa fyerje dhe kërcënime

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara sot u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet vendi pa fyerje dhe kërcënime.

Në një deklaratë për media thuhet se e ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë, thuhet në deklaratë.