​PSG dhe Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Paris- Saint – Germain dhe Chelsea janë dy skuadrat e para që kualifikohen në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Mauricio Pochettinos përsosi humbje me rezultat minimal 1-0 nga Bayerni në ndeshjen kthyese por që u kualifikua tutje në sajë të fitores më rezultat 3-2 në ndeshjen e parë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Bayernin e shënoi Moting në minutën e 41’ por që nuk ishte i majftueshme për të avancuar më tutje në këtë garë.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Chelseat dhe Portos u shënua vetëm një gol nga Porto nga Taremi në minutën e 90′ dhe kështu skuadra e drejtuar nga tekniku gjerman Thomas Tuchel kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Chelsea e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Nesër kompletohen çiftet gjysmëfinale kur do të zhvillohen edhe ndeshjet Borussia Dortmund – Manchester City si dhe Liverpool – Real Madrid.