​Prishtina bllokohet nga veturat

Pasditen e së premtes trafiku rrugor në Prishtinë është vështirësuar dukshëm. Kolona të gjata dhe pothuajse bllokim total u pa në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Pamjet e xhiruara nga KosovaPress në rrugën “Agim Ramadani” tregojnë më së miri gjendjen e krijuar nga tollovia e shkaktuar nga automjete të shumta.

Edhe prania e Policisë nëpër rrugët e Prishtinës këtë të premte ishte më e shtuar, si pjesë e planit për shtimin e sigurisë në trafik, pas aksidenteve të fundit ku pati edhe disa viktima.

Policia vazhdimisht po apelon për kujdes të shtuar, teksa ka paralajmëruar dënime të rënda për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor.

Tani Policia patrullimet po i vazhdon edhe me dron.