​Pfizer teston dozën e tretë të vaksinës

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi sot se ka filluar testimin e dozës së tretë të vaksinës së saj të koronavirusit si pjesë e një strategjie për t’u mbrojtur kundër varianteve të reja të koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore thonë se gjenerata e parë e vaksinave kundër COVID-19 ende mbron nga variantet që janë shfaqur në pjesë të ndryshme të botës.

Sidoqoftë, prodhuesit kanë filluar të përgatiten në rast se shfaqen variante të virusit që janë më rezistuese ndaj vaksinave, raporton Reuters.

Pfizer tha se 144 vullnetarë do të merrnin pjesë në provën e dozës së tretë për të përcaktuar nëse një dozë shtesë e dhënë gjashtë deri në 12 muaj pas dy të parëve do të forconte sistemin e imunitetit mjaftueshëm për të mbrojtur veten kundër varianteve të reja të virusit.