​Një i arrestuar për posedim droge në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe janë konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.39 gramë.

Rasti ka ndodhur më 7 qershor, në ora 23:00, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.