​Mungon kourumi në seancën e jashtëzakonshme, 10 minuta pauzë

Në mungesë të kourumit seanca e jashtëzakonshme e thirrur pas paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake ka shkuar në pauzë dhjetë minutëshe.

Kjo për arsye se brenda sallës plenare kanë qenë vetëm 15 deputetë. Ndonëse kanë kaluar rreth 20 minuta prej kur është dashur të nis.

Në mungesë të zgjedhurve të popullit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dha një pauzë dhjetëminutëshe.