​Moti nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pjesa e parë e ditës së nesërme do të shoqërohet me mot kryesisht me diell, por duke filluar nga pasditja, kryesisht orët e vona të ditës do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me riga lokale shiu të shoqëruara me borë dhe me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas instituti, reshjet do të fillojnë më herët në rrafshin e Dukagjinit dhe intensiteti i tyre do të jetë më lartë se në rrafshin e Kosovës.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në komunikatë.